Në izolim shtëpiak janë 64 punonjës shëndetësorë të Klinikës për sëmundje të lëkurës. Prej 104 personave të cilët kanë marrë pjesë në simpozium, një pjesë e mirë janë nëpunës shëndetësorë dhe 24 pacientë, 13 të cilët janë hospitalizuar dhe 11 të cilët kanë qenë në spitalin ditor. Në izolim është edhe mjeku amë i Spitalit të Dibrës i cili fillimisht i kishte kontrolluar çiftin bashkëshortor të cilët janë në mesin e të prekurve me koronavirus, deklaroi sot pasdite ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në lajmet në televizionin Sitell.
Theksoi se i kanë kontaktuar të gjithë me të cilët drejtoresha e Klinikës, e cila është shënuar si rasti i katërt me koronavirus, ka qenë në komunikim zyrtar gjatë javës së kaluar.
“Klinika për sëmundje të lëkurës do të mbyllet, pacientët do të riorientohen në repartet e tjera për dermatovenerologji të cilat do të funksionojnë në qytet dhe në mbarë shtetin. Të gjithë pacientët janë kontrolluar, të cilët mund të marrin terapi shtëpie dhe janë dërguar në trajtim shtëpiak dhe me mjekim shtëpiak dhe mbikëqyrje shëndetësore. Janë kontaktuar të gjithë kolegët të cilët kanë marrë pjesë në seminar të shtunën. Është mirë që bëhet fjalë për patologji që mund të trajtohen në mënyrë të anuluar, do të thotë nuk ka nevojë për urgjencë. Por, për disa nevoja urgjente kemi komunikim me kolegët e Klinikës së lëkurës të cilët mund të bëjnë sistem rotacioni duke i pasur parasysh kolegët të cilët nuk kanë marrë pjesë në këto ngjarje, do të thotë ata janë një pjesë e kolegëve të SPQ “8 Shtatori”, tha Filipçe.
Potencoi se nuk është e saktë se ka pasur denoncim në Ministrinë e Shëndetësisë se drejtoresha e Klinikës për sëmundje të lëkurës është kthyer nga Italia.
“Me të vërtetë jam i dëshpëruar thellë për këtë që ndodhi krahas kësaj pune të lodhshme 24-orëshe gjatë javëve të kaluara. Më së paku presim që dikush që vije nga kasti të mos i respektojë rekomandimet. Do të ndërmerren masa përkatëse. Tani në këtë periudhë zgjedhore shohim se cilat janë mundësitë. Tani Klinika nuk do të punojë megjithatë në moment të parë drejtoresha do të suspendohet. Kam kontaktuar edhe me udhëheqësinë partiake, drejtoresha gjatë javës së kaluar nuk ka pasur aktivitete partiake”, shtoi Filipçe.