Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se vendi do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje për tejkalimin e problemeve me Bullgarinë me qëllim përfundimtar fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa homologu i tij bullgar Bojko Borisov porositi se duhet të jemi të ndershëm ndaj njëri tjetrit dhe zgjidhjen ta gjejmë në dialog dhe mirëkuptim.
Gjermania, megjithatë, si kryesues aktual me BE-në nuk heq dorë nga mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me vendin deri në fund të vitit dhe në rend dite të takimit të nesërm të ambasadorëve në Bruksel i vendosi edhe konkludimet për zgjerimin e Unionit, duke përfshirë edhe për Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Zaev dje gjatë raportimit për 100 ditë nga formimi i Kabinetit të tij kumtoi se Qeveria vazhdimisht jep dhe do të vazhdojë të japë ide derisa nuk tejkalohen problemet dhe pengesat të cilat nga ana e Bullgarisë janë lënë anash për integrimin tonë evropian.










