Shkupi mbrëmë ishte qyteti më i ndotur në botë

Shkupi ishte qyteti më i ndotur në botë, sipas matjeve të bëra mbrëmë pas mesnatës. Më pas vinin qytete nga India, Pakistani dhe Bangladeshi. Në rajon, në vendin e gjashtë në listën e qyteteve më të ndotura ishte Prishtina.

Airvisual njofton se sot Shkupi ka ra në vendin e 15-të në listën e qyteteve me të ndotura. Stacionet matëse të ajrit, krahas Shkupit, gjatë ditës së sotme tregojnë shifra enorme të ndotjes së ajrit edhe në qytetet tjera siç janë Strumica, Manastiri, Tetova, Gostivari dhe Kumanovë. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu