Shkupi plot me dashamirë të futbollit në pritje të Super Kupës

Qyteti i Shkupit sot është i mbushur me dashamirë të futbollit nga mbarë bota që janë në pritje të lojës ndërmjet dy nga klubet më të dekoruara në botë – Real Madrid dhe Manchester United.

Numri më i madh i vizitorëve janë vendosur në fan-zonën neutrale, në sheshin Maqedonia, kishin mundësi të argëtohen me aktivitete të ndryshme sportive, të kënaqen në programin e pasur muzikor dhe sot të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski.

‘Qyteti i Shkupit, gjatë 2,5 të fundit pati një bashkëpunim të shkëlqyer me UEFA dhe FFM-në, vuri në dispozicion të gjitha mundësitë dhe resurset që të mund të krijohet atmosfera që përjetojmë tani’, tha kryetari Trajanovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu