Shokohet Vlora nga ajo që ka rënë në rrjetat e peshkatarëve (FOTO)

Një specie e rallë për ujrat tona është gjetur në afërsi të Orikumit në Gjirin e Vlorës, pranë Pashalimanit.

Bëhet fjalë për një specie që quhet breshka fluturuese për shkak të shpejtësisë që lëviz në ujë dhe faktin që ka krahë që ngjasojnë si flatra.

Breshka fluturuese është e rrallë për ujrat tona,ndërsa cilësohet një specie ne zhdukje. Për këtë qëllim është bërë matrikulimi i saj nga biologët dhe është lëshuar sërish në det.

Profesor Idriz Haxhiu,biolog tha se në 20 vite jane tre specie të tilla të gjetura në detin Adriatik dhe Jon. Breshka jeton deri mbi 100 vite dhe shkon ne 500 kilogram.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu