Shpallet lista përfundimtare e kandidatëve presidencial në Turqi

Gjashtë kandidatë do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, sipas listës përfundimtare të Bordit të Lartë të Zgjedhjeve në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i Bordit të Lartë të Zgjedhjeve u botua në gazetën zyrtare të dielën.

Kandidatët sipas rendit alfabetik janë: Doğu Perinçek, Meral Akşener, Muharrem Ince, Recep Tayyip Erdoğan, Selahattin Demirtaş dhe Temel Karamollaoğlu.

Në muajin prill të këtij viti, parlamenti miratoi projektligjin për zgjedhjet e parakohshme më 24 qershor, duke forcuar hapin e Turqisë drejt sistemit presidencial.

Në prill të vitit 2017, votuesit në Turqi miratuan kalimin nga sistemi parlamentar në atë presidencial.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu