Shpend Ahmeti mbështet vendimin e Edi Ramës për taksë në Rrugën e Kombit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rreth çmimit prej pesë eurosh të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për një drejtim, për këdo që kalon me veturë nëpër Rrugën e Kombit.

Nëpërmjet një “cicërime” në llogarinë e tij në rrjetin social Tëitter, në internet, Ahmeti e ka arsyetuar vendimin e marrë nga qeveria shqiptare e Edi Ramës.

“Në Politika Publike autostradat konsiderohen të Mira Gjysëm Publike”, ka shkruar Ahmeti në Tëitter.

“Dikush duhet të paguajë mirëbajtjen, ose të gjithë përmes taksave, ose vetëm ata që e përdorin përmes pagesës”, ka vlerësuar ai.

“Çmimi shumë lehtë kuptohet se a është i lartë bazuar në shpenzimet e mirëmbajtjes”, ka thënë Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu