Shpend Ahmeti zyrtarisht jep dorëheqje

Kryetari i Prishtinës i cili në zgjedhjet e 11 qershorit ishte kandidat për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes ka marr një vendim se a do të vazhdojë të jetë në kryetar i prishtinasve, apo të bëhet deputet.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e ka konfirmuar se Ahmeti është dorëhequr edhe zyrtarisht. Ajo këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, ku ka treguar se sot është bërë certifikimi i zgjedhje të 11 qershorit.

Burimet e lajmi.net thonë, se Ahmeti ka dhënë dorëheqje zyrtarisht nga posti i deputetit dhe do të vazhdojë të jetë në krye të Prishtinës edhe për deri muaj, ku më pas do të rikandidojë për postin që e mban tani.

Shpend Ahmeti edhe më parë është shprehur se nuk do të jetë deputet, ndonëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme kishte grumbulluar plot 76.020 vota. /Lajmi.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu