“Shpërthejnë” mediat greke: Rama është pro-turk, ka marrëdhënie të veçantë me Erdogan

Para pak ditësh, kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Gjirokastër, teksa priti në një takim ministrin e Kulturës Turke Mehmet Nuri Ersoy. Takimit i është bërë jehonë edhe nga mediat greke, të cilët shpërthyen duke e cilësuar si një strategji në kulmin e periudhës parazgjedhore. Kujtojmë se në Gjirokastër u restaurua një shtëpi tradicionale nga TIKA, por kjo sipas mediave greke është një rivendosje të trashëgimisë osmane në qytetin jugor. Mediat greke ndër të tjera, e akuzojnë Ramën si një pro-turk dhe që nuk fsheh as ndjenjat e tij për Turqinë apo marrëdhëniet e veçantë me Erdogan.

Artikulli i plotë:

“Në kulmin e periudhës parazgjedhore në Shqipëri, Kryeministri i vendit Edi Rama nënshkroi një marrëveshje me Ministrin e Kulturës të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy për të rivendosur trashëgiminë Osmane në qytetin e Gjirokastrës.

Rama i cili nuk fsheh ndjenjat pro-turke dhe marrëdhëniet speciale me Erdogan, mirëpriti delegacionin turk në një ndërtesë tradicionale të qytetit, të restauruar së fundmi nga e ashtuquajtura Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) e cila operon projekte të ngjashme në vendet e Ballkanit që më parë ishin tokë e Perandorisë Osmane.

Qyteti i vjetër i Gjirokastrës është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe renditet si: “Një shembull i rrallë i një qyteti osman të ruajtur mirë, i ndërtuar nga pronarë të mëdhenj toke”. Rama tha në një deklaratë se “marrëveshjet janë nënshkruar për të forcuar dhe promovuar bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat e turizmit, artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftimin e trafikimit në vendet e trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjen e të drejtave të autorëve”. Qyteti është një qendër historike e pakicës Greke në vend me një prani të fortë të mërgimtarëve.

Deri më sot, nuk ka pasur zell të ngjashëm nga ana e qeverisë shqiptare për të shpëtuar dhe nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore të lidhur me praninë e fortë ortodokse greke në rajon.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu