Të qeshura në Kuvend, në seancën ku diskutohet shkarkimi i ministrit pa resor, përgjegjës për diaspor – Xhemail Çupi.
Koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski pasi mori fjalën në foltore, i tha kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi:
“Çudi si s’më pyetët se për çfarë kërkoj procedurale, sepse zakonisht kjo është dëshirë e juaja?”.
Xhaferi duke qeshur i përgjigjet: “Nuk e ju pyeta, sepse e di se do të kërkoni një orë pauzë”.
“Meqë punojmë nga ora 12, nuk kemi mundësi t’i ndjekim deputetët nga shumica, për shkak të koordinimit, të cilin e bëtë edhe ju paraprakisht, kërkojmë një orë pauzë”, tha Micevski, raporton TV21.
“Ja, menjëherë një orë pauzë”, tha Xhaferi.