“Shpërthen” Kamenos: Maqedonia është një dhe është greke

“Nuk pranojmë as Maqedoni Veriore, as Jugore, as Lindore e as Perëndimore, pasi Maqedonia është një dhe greke”, ka thënë lideri i grekëve të pavarur dhe partner koalicioni në qeverinë greke, Panos Kamenos.

“Për emrin e Maqedonisë i qartë është pozicioni i grekëve të pavarur. Nuk pranojmë asnjë zgjidhje që do të përmbajë emrin Maqedoni. As Maqedoni Veriore, as Jugore, as Lindore e as Perëndimore. Maqedonia është një dhe greke, Maqedoni si që e ka përshkruar Konstantinos Karamanlis. Radhën e ka IJRM, Shkupi të bëjë ndryshime kushtetuese. Greqia ka bërë hapat e saj. Ndryshimi I kushtetutës është parakusht për çfarëdo zgjidhje tjetër”, ka thënë Kamenos. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu