Shpërthen në lot dhëndri, i dhanë nuse me zor (VIDEO)

Një dhëndërr indian është filmuar duke qarë pasi është detyruar të martohet pa dëshirën e tij me një grua që nuk e njihte fare.

Në klip dëgjohen njerëzit e nuses që i thonë 29-vjeçarit: “Po të varim ne ty? Thjesht po festojmë dasmën. Çfarë ke që mërzitesh?” Vinodi i kishte thënë mediave indiane se ishte rrëmbyer nga vëllai i nuses së padëshiruar, të cilin e kishte shok. Me armë në duar, kunati së bashku me burra të tjerë, e kanë rrëmbyer.

Edhe pse familjarët e dhëndrrit kanë kërkuar ndihmën e policisë, ata i kanë thënë që këtë çështje ta zgjidhin mes tyre të dyja familjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu