Vazhdës së reagimeve lidhur me përleshjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqit nga VV dhe Milaim Zekës nga NISMA, në emisionin “Info Lokale” të Klan Kosovës, i është bashkuar edhe njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu.
Spahiu, thotë të ketë qenë në situatë përafërsisht të ngjashme sikurse dy deputetët Krasniqi dhe Zeka, për tri herë rradhazi, por veçon të ketë treguar maturi dhe përmabtje.
“Sot e vërtetova se çfarë heroi madh jam. Kam qenë 3 herë në situatë kur më ka vluar gjaku ta godas tjetrin në studio live. Por jam përmbajtur, jo nga frika se njeri në ato momente nuk i llogaritë pasojat, por nga respekti për shikuesit. Dy herë në RTK e një herë në Klan”, ka thënë ai.
Tutje, Spahiu ka sqaruar se viktimat potenciale “kanë pasë me qenë Sadri Ramabaja (Target, RTK), Leonard Kërquku (Debati zgjedhor, RTK) dhe Glauk Konjufca (Info Magazine, Klan). Sa gabim do të kisha bërë e do t’isha ndjerë keq më pas.”
Më poshtë mund t’i shihni pamjet e përplasjes fizike ndërmjet deputetëve Krasniqi dhe Zeka:










