Shpërthen Neymar: Ky nuk është futboll, është UFC

Brazili vazhdon rrugën e mbarë që ka nisur duke mposhtur Austrinë 3-0 në miqësoren e fundit në prag të Kupës së Botës. Por sipas Neymar, ekipi kundërshtar ka bërë një lojë shumë të ashpër.

Ylli i PSG pësoi disa ndërhyrje të rënda gjatë ndeshjes me austriakët, dhe nuk ishte i vetmi, por fatmirësisht asnjë nga lojtarët e Brazilit nuk është dëmtuar.

“Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll, por UFC. Të paktën askush nuk është dëmtuar,” shprehet ylli i PSG, i cili më pas flet për shanset e Selecao-s në Kupën e Botës.

“Duhet të kesh besim tek ëndrra jote. Ne po ëndërrojmë më shumë nga dita në ditë. Ëndrrat nuk janë të ndaluara.”

Ndeshja e parë e Brazilit në Kupën e Botës do të jetë ndaj një kundërshtari të përafërt me austriakët, pikërisht me Zvicrën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu