Shpërthen rrjeti, të gjithë bashkë me Ali Ahmetin

Në rrjetet sociale ka shpërthyer euforia e tubimit të Ali Ahmetit i cili do të mbahet në fshatin Çegran të komunës së Gostivarit duke nxitur që të gjithë mbështetësit e Ali Ahmetit të shpërndajnë në mënyrë euforike lajmin për vendimin e Ahmetit për të takuar strukturat e partisë.

Redaksia e Top24 për ilustrim solli vetëm disa nga figura eksponente të BDI-së të cilët, kanë dhënë mbështetje takimit të paralajmëruar nga Ali Ahmeti, shkruan Top24.

Bajram Rexhepi nënkryetari i BDI-së ka publikuar në profilin e tij foton e takimit të Ahmetit, shefi i kabinetit të Ali Ahmetit zëvendëskryeministri Artan Grubi, duke u ndjekur nga sekretari i përgjithshëm Ali Ahmeti, Valdet Xhaferi, ministri Kreshnik Bekteshi, sekretari shtetërorë Valmir Aziri etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu