Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv është shënuar gjatë natës së lënë pas në një banesë në Tiranë.
Rreth orës 01:30 të natës së të shtunës, në rrugën “Fransua Pukvil”, në Shkozë, është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive në derën e banesës së shtetasit, K.M., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e shpërthimit, u shënuan dëme materiale, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
Nga ana e policisë janë shoqëruar disa persona dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Paraprakisht dyshohet se eksplozivi ka qenë paralajmërim ndaj të riut, pasi sipas policisë sasia nuk rrezikonte jetë njerëzish.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Shkatërrim prone me eksploziv”, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar konfliktet që mund të ketë patur 29-vjeçarit










