“Shpërthimi” i Bitcoin, politikat e Trump krijuan 15,000 milionerë të rinj në vitin 2025

Numri i pronarëve të kriptomonedhave që janë bërë milionerë është rritur ndjeshëm që nga marrja e detyrës nga presidenti amerikan Donald Trump, sipas një raporti të ri nga Finbold.

Sipas të dhënave, nga 20 janari deri më 20 korrik 2025, rreth 15,841 persona janë shtuar në listën e milionerëve të Bitcoin, duke e çuar numrin total në 192,205 – një rritje prej 9% në vetëm gjashtë muaj, ose mesatarisht 88 milionerë të rinj çdo ditë.

Investitorët e mëdhenj, me mbi 10 milionë dollarë në Bitcoin, kanë parë gjithashtu rritje të ndjeshme të fitimeve, me një mesatare prej mbi 16% gjatë kësaj periudhe.

Sipas raportit, kjo rritje lidhet me mbështetjen që administrata Trump i ka dhënë sektorit të kriptomonedhave, e cila ka sjellë optimizëm në treg. Pas fitores së tij në nëntor 2024, ishin 132,842 portofolë milionerësh – ndërsa sot janë mbi 59,000 më shumë.

Pak ditë më parë, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi ligjin “Genius”, që për herë të parë rregullon kriptomonedhat në SHBA, duke krijuar një kuadër të qartë për taksimin, stablecoin-et dhe rregullat e kujdestarisë institucionale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu