Shpërthimi në Porto Romano, banorët: Nuk është hera e parë që ndodh, i mbyllin çështjet me lekë

Banorët e Porto Romanos u zgjuan të tronditur mëngjesin e sotëm pas shpërthimit në depozitat e gazit. Menjëherë pas shpërthimit, për arsye siguria banorët që ishin pranë janë larguar.

Për fat të mirë zjarr i është vënë nën kontroll shpejt nga zjarrëfikësit, por sipas banorëve të zonës kjo nuk është hera e parë që ndodh shpërthimi, por çështjet janë mbyllur për shkak të korrupsionit.

Ata shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe i bëjnë thirrje shtetit që të garantohet siguria e depozita, ose në të kundërt të bëjë të mundur strehimin e tyrr në një zonë tjetër.

“Shpërthimi ndodhi herët në mëngjes, nuk është hera e parë. Ndodh njëherë, valvula shpërtheu 200 metra, i bëj thirrje kryeministrit që të marrë masa sa më parë. Janë 10 mijë banorë që rrezikohen, depozitat e gazit janë vendosur pas ndërtimit të shtëpive tona. Njëherë në 4-5 muaj kjo punë është këtu, unë e kam shtëpinë vetëm 40 metra larg nga depozita, e kemi bërë problem shumë herë, dhe nuk i heqin”, shprehet një prej qytetarëve.

“Ne akohemi ata hedhin thesin me lekë, kjo që na ka ndodhur është katastrofë, kanë ardhur dhe kanë bërë çfarë iu ka dashur qejfi. Është korrupsioni, nuk ka shtet, ja ku e kam shtëpinë 100 metra larg, jam i shqetësuar”, tha një tjetër banor në mikrofonin e Fax News.

Një tjetër qytetar shprehet se gjatë ditës së sotme, kur bënë denoncimin për shpërthimin, policia i ka shpërfillur.

“U larguam të gjithë, burra, gra shtatzënë, fëmijë, polici vjen dhe thotë çfarë keni që ankoheni”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu