“Shpëtoni planetin, lëreni turizmin hapësinor!” Princi William kritikon ashpër miliarderët Bezos dhe Musk

Princi William ka sugjeruar që sipërmarrësit e mëdhenj, Jeff Bezos dhe Elon Musk, duhet të përqendrohen në shpëtimin e Tokës, në vend që të merren me turizmin hapësinor. BBC raporton se duka i Kembrixhit tha se truri dhe mendjet e mëdha duhet të “përpiqen ta riparojnë këtë planet, jo të përpiqen të gjejnë një vend tjetër për të shkuar dhe për të jetuar“. Ai paralajmëroi gjithashtu për një rritje të “ankthit klimatik” midis brezave të rinj.

Gjatë fjalës së tij për “BBC Newscast” para dhënies së çmimit “Earthshot”, për të shpërblyer ata që përpiqen të shpëtojnë planetin, William tha: “Ne kemi nevojë që trutë dhe mendjet më të mëdha të botës të përpiqen për të riparuar këtë planet, dhe jo për të gjetur një vend tjetër për të shkuar dhe për të jetuar. Është me të vërtetë thelbësore të përqendrohesh në këtë planet, sesa të heqësh dorë dhe të nisesh drejt hapësirës për të provuar dhe menduar zgjidhje për të ardhmen.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu