Shpjegon Taravari, ja pse u takua me Ali Ahmetin

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari, ka shpjeguar arsyen e takimit të tij me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Përmes një statusi në “Facebook”, Taravari shkruan se për fat te keq, ata që pengonin dhe e prishnin bashkimin opozitar, po të njëjtit, tani po bëjnë tentativa për të pamundësuar unifikimin e kushteve për qeverisje të faktorit shqiptar.

“Për fat te keq, ata që pengonin dhe e prishnin bashkimin opozitar, po të njëjtit, tash po bëjnë tentativa për të pamundësuar unifikimin e kushteve për qeverisje të faktorit shqiptar në Maqedoni, përndryshe kjo ishte këshillë e faktorëve me relevancë për shqiptarët në regjion”, ka shkruar Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu