Takimi kualifikues për Kupën e Botës ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë do të luhet në Tiranë, pavarësisht shqetësimeve në siguri, të cilat ato tashmë janë zgjidhur.
Të enjten, Federata Shqiptare e Futbollit ka thënë se policia lokale nuk u ka garantuar siguri të ekipeve.
Megjithatë, policia më vonë ka lëshuar një komunikatë duke thënë se “i ka marrë të gjitha masat për të vendosur rregull dhe siguri” për këtë ndeshje.
Dueli do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” të dielën Tiranë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar një numër të caktuar të tifozëve të vaksinuar kundër Covid-19 të jenë pjesëmarrës në lojë, por kjo kërkesë u refuzua nga Qeveria.
Si rezultat, takimi i Grupit I do të zhvillohet me dyer të mbyllura, por se nuk ka masa tjera të izolimit në Shqipëri.









