Të martën Shqipëria do të ketë një përballje shumë të vështirë përballë Maqedonisë të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Kuqezinjtë kanë një bilanc negativ përballë Maqedonisë pasi në 9 përballje kanë fituar vetëm 2 herë, 3 barazime dhe 4 humbje, shkruan SYRI.net.
Vlen të theksojmë që vetëm ndeshja e vitit të kaluar në “Loro Boriçi” ka qenë e vlefshme për eliminatoret pastaj të gjitha takimet e tjera janë miqësore.
Ndeshjet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë:
> 14.05.1994 (miqësore)
Maqedoni 5-1 Shqipëri
> 10.02.1999 (miqësore)
Shqipëri 2-0 Maqedoni
> 26.04.2000 (miqësore)
Maqedoni 1-0 Shqipëri
>05.01.2002 (miqësore)
Shqipëri 0-0 Maqedoni
> 20.08.2003 (miqësore)
Maqedoni 3-1 Shqipëri
> 07.02.2007 (miqësore)
Shqipëri 0-1 Maqedoni
>17.11.2010 (miqësore)
Shqipëri 0-0 Maqedoni
> 15.11.2011 (miqësore)
Shqipëri 0-0 Maqedoni
> 05.09.2016
Shqipëri 2-1 Maqedoni










