Shqipëri, pesë viktima, numri i të prekurve shkon në 123

Humb jetën një tjeter person i infektuar nga Covid 19, duke e çuar në 5 numrin e viktimave nga ky virus. 49 vjeçari nga Tirana ishte prej dy javësh në terapi intesive.

Gjatë 24 orëve të fundit është zgjeruar harta e qyteteve ku janë evidentuar raste pozitive me covid 19, duke e cuar ne 123 numrin e të infektuarve në vendin tonë.

Mes 19 të prekurve të rinj është edhe drejtori i urgjencës kombetare Sekënder Brataj, gjendja e te cilit eshte e mire. Ai është izoluar në banesë për 14 ditë. Përveç Tiranës, problem mbeten edhe qytetet e Fierit dhe Korçës

Dy pacientë vijojnë të qëndrojnë në terapi intesive në gjendje të rënde. Por numrin vijon të shtohet, mesditën e së martës, kjo automabulancë solli një tjetër person të infektuar në pavionin e infektiviit.

Deri tani 10 persona rezultojnë të shëruar nga covid 19,por vijojnë të jenë të karantinuar në banesë. Në karantinë janë future edhe 53 punonjësit e Kadastrës së Korces pasi një pre të prekurve në këtë qytet punonte në këtë instuitucion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu