Shqipëri, sekuestrohen 613 kg kokainë, sasia me e madhe e kapur ndonjëherë

Plot 613 kg kokainë kokainë janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit në Shqipëri. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri. Informacionet tregojnë se ngarkesa vinte nga Kolumbia dhe do të transportohej drejt Italisë. Ngarkesa u zbulua mbrëmjen e djeshme (27 shkurt 2018) në një kamion i cili kishte destinacion Italinë.

Sipas informacioneve të policisë kokainë ishte e paketuar dhe e fshehur në ambientet e brendshme të kamionit. Droga ishte fshehur në një kontenier me banane e cila ndodhej në kalatën e gjashtë të portit që prej datës 21 shkurt 2018. Burime nga sektori i anti-drogës bëjnë të ditur se operacioni për sekuestrimin e drogës u bë pas një hetimi në rrugë operative mbi trafikimin e lëndëve narkotike. Ndërsa informacionet kishin ardhur edhe nga Gjermania.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, i cili pasi është marrë në pyetje nuk ka pranuar që të ketë pasur dijeni për ekzistencën e lëndës narkotike. Dorga u zbulua me anë të qeneve anti-drogë, ndërsa nuk dihet ende sasia e kokainës. Me hetimet po merret Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim dhe me vendet partnere./OraNews


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu