Shqipëria ka hyrë në garën e armatosjes së vendeve të Ballkanit duke rinovuar totalisht arsenalin luftarak pas armatosjes së Serbisë dhe Kroacisë me sisteme raketore të fjalës së fundit dhe me avionë bombardues.
Mësohet se ushtria shqiptare ka blerë artileri të avancuar ofensive nga Austria, ndërkohë që në vend vazhdon marrja e mjeteve të blinduara nga SHBA-të.
Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes ka mblerë mortaja të kalibrit 60 milimetër, të cilat janë perfekte për trupat speciale dhe kanë rezultuar të suksesshme nga disa ushtri në botë.
Përveç armatës austriake, një nga kontigjentet më të njohura në botë që e përdorim këtë artileri janë edhe forcat speciale britanike SAS.
Mortajat Hirtenberger janë të njohura për preçizionin e bombardimit gati “kirurgjikal”, por edhe për fuqinë e shkatërrimit të objektivit.
Mortajat 60 milimetrëshë dhe ato të kalibrit 80 milimetër hyjnë në artilerinë e lehtë dhe përdoren kryesisht nga trupa që kërkojnë të avancojnë në territorin armik dhe rrezja e tyre përfshin deri në 500 metër deri në 1 kilometër.
Janë të lehta për t’u mbajtur dhe gjatë funksionimit vendosen në stativ tripod. Municioni i këtyre mortajave është inteligjent dhe mund të drejtohet edhe me infra të kuqe.
Ushtria shqiptare ka pasur mortaja të vjetra të prodhimit rust të Luftës së Dytë Botërore, të cilat nuk ishin të sakta dhe nganjëherë konsideroheshin edhe të dëmshme për përparim, pasi mund të jepnin tek armiku një vendndodhje të trupave undërshtare dhe mudnësi për të manovruar.
Artileria më e sofistikuar e ushtrisë shqiptare kanë qenë topat Obuz me rreze të gjatë veprimi, të cilat komandoheshin me llogaritje këndore që nuk është shumë e saktë, por fuqia e këtyre topave ka qenë e frikshme. Ndërkaq, artileritë e rrezeve të shkurtëra dhe të mesme nuk kanë qenë shumë të sofistikuara.








