Shqipëria dhe Kosova zyrtarizuan sot unifikimin e doganave dhe sistemit kufitar në Morinë.
Bashkimi Europian, në kuadër të fondeve IPA është financuesi i këtij projekti i cili synon të krijojë lehtësira në doganë, por edhe përshpejtim procedurash për lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve në dy anët e kufirit.
Investimi përfshin kabina të reja kontrolluese, sistem elektronik dhe ndërtesën administrative.
Pika e kalimit kufitar në Morinë mbulon pjesën më të madhe të qarkullimit të mallrave përmes Kosovës, si dhe pothuajse të gjithë trafikun turistik që hyn në Shqipëri nga Kosova.
VIDEO: