Shqipëria e frikshme, spektakël edhe ndaj Anglisë. Shikoni golat fantastik (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallave dhuron spektakël edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Europian.

Pas triumfit të merituar ndaj Bullgarisë, skuadra kuqezi e trajnerit Erind Suli impresionoi ndaj një rivali edhe më të fortë si Anglia.

Shqipëria e futsallës mundi Anglinë 5-1, një rezultat i thellë që nuk pritej përballë formacionit ishullor, por që e certifikon kalimin në raundin tjetër.

Karaj, Selmanaj, kapiteni Halimi dhe dy herë Brahimi, ishin autorët e golave kundër Anglisë. Faza tjetër e futbollit të sallave për Europianin, do të luhet në prill.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu