Ju garantoj se do të keni përfaqësuesin nga bashkësia etnike dhe në kabinetin tim presidencial ndërsa si shef do kujdesem për gjithë problemet tuaja.
Kështu ju ka thënë qytetarëve në takimin në Pustec ,kryetari i LSI-së Ilir Meta.
Duke i përshëndetur në gjuhën maqedonase, Meta tha se është kënaqësi për të që të gjendet aty në një komunitet të mrekullueshëm dhe premtoi mospërzierje në punët e Maqedonisë dhe standarte të reja europiane për ta pa dallim etnie.
“Ne nuk përzihemi në punët e brendshme të Maqedonisë e nuk duam të na përzihen neve, por kemi obligim që të përmirësojmë standartin e jetës për gjithë qytetarët që jetojnë këtu, si kryetar i gjithë qytetarëve ju premtoj se do vij këtu të zgjidhim bashkë problemet në secilin aspekt ” Ka thënë Meta duke bërë thirrje të votohet kandidati i LSI-së Vasil Stërjovski. /albeu










