Shqipëria shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, reagon Izraeli: Rezolutë historike, demonstrim i qartë i politikës së jashtme të Tiranës

Izraeli ka reaguar pasi vendi ynë shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, rezoluta që u votua me 79 vota pro në Kuvend.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, përmes një postimi në platformën X, ka shprehur vlerësim për kryeministrin Edi Rama dhe Kuvendin për rezolutën të cilën e quan historike.

Më tej ai thekson se ‘ky është një demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë’.

“E vlerësoj kryeministrin shqiptar @ediramaal dhe Kuvendit të Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.”, shkruan ministri i Jashtëm i Izralit, Gideon Sa’ar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu