Shqipëria sot nis eliminatoret për “Katar 2022”, luan si mysafire te Andorra

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e enjte) në udhëtim te Andorra në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”. Gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) kanë filluar ndeshjet e para të grupeve për eliminatoret e Kupës së Botës, ndërsa këto ndeshje vazhdojnë edhe sot me disa grupe tjera.

Është pikërisht kombëtarja shqiptare e cila fillon sot ciklin eliminator me ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin I.

“Kuqezinjtë” e fillojnë kampanjën në udhëtim te Andorra, në takimin i cili pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin (Andorra la Vella).

Ekipi i Edoardo Rejas është i kompletuar dhe gati për ta nisur sa më mirë aventurën kualifikuese dhe presin t’i marrin tri pikët e para. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen tjetër më 28 mars në Tiranë ndaj Anglisë, takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos në udhëtim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu