Shqiptarë bëhuni gati! ISIS sapo kërcënoi në gjuhën shqipe (FOTO)

Organizata terroriste ISIS ka bërë një kërcënim serioz në gjuhën shqipe në agjencinë e tyre të lajmeve ku ndiqen nga afro 400 mijë ndjekës.

“Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim. E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: Allahu është më i Madhi”, thuhet në këtë kërcenim në gjuhën shqipe.

Organizata terroriste, po humb territor të konsiderueshëm çdo ditë në Siri e Irak, dhe tashmë në prag festash duket se po kërkon vëmendje nga njerëzit.

Kujtojmë që pak ditë më parë ISIS kërcënoi për sulme edhe shtetin tonë fqinj Italinë, se do të sulmonte Romën si dhe Vatikanin.

Vitet e fundit shumë sulme të përgjakshme terroriste në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër janë marrë përsipër nga kjo organizatë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu