Shqiptarët e bllokojnë autostradën në Gjermani duke valëvitur flamuj kuq e zi

Rreth orës 14:00 të së shtunës, 29 gusht 2020, stacioni policor në autostradën në Ruchheim, pranoi një informatë se një autokolonë po shkonte jashtëzakonisht ngadalë nëpër autostradën B9 midis trekëndëshit të autostradës Mutterstadt dhe kryqëzimit Oggersheim-Süd, informon Shtegu.com.

Pasagjerët e automjeteve po valëvisnin flamuj shqiptarë nga veturat. Patrullat policore kanë mundur ta gjejnë parakalimin e veturave në A650 në drejtim të Ludwigshafenit, të kryenin një kontroll dhe të identifikonin drejtuesit e automjeteve përgjegjëse. Në statusin aktual të hetimit, nuk janë paraqitur vepra penale. Dëshmitarëve dhe palëve të dëmtuara të mundshme u kërkohet të kontaktojnë zyrën lokale të policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu