Shqiptarët më të ‘varfërit’ në BE, EUROSTAT: Konsumi dhe të ardhurat më të ulëtat

Shqipëria vijon të mbetet më e ulta në renditje sa i takon fuqisë blerëse dhe mirëqenjes së përgjithshme ekonomike në Europë.

Të dhënat dëshmohen nga raporti i fundit i Eurostat, i cili tregon se vendi jonë vijon të jetë i fundit si për të ardhurat për frymë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse.

Pavarsishtë se ekonomia po rritet me ritme më të shpejta në rajon, sërish familjet shqiptare janë më të varfërat.

Të ardhurat për frymë në raport me PBB ishin sa 34% e mesatares se BE-së.

Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50% të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 44%, Maqedonia e Veriut me 42% dhe Bosnjë-Hercegovina me 35%.

Edhe treguesi tjetër i mirëqenjes individuale, ai i kosumit për frymë, i cili mat mirëqenjen materiale, ose ndryshe të ardhurat sipas fuqisë blerëse, e rendisin Shqipërinë në fund të listës, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, me një përqindje prej 41%.

Rekordin e mban Mali i Zi me 63%, Serbia me 53%, Maqedonia e Veriut me 50%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu