Shqiptarët për herë të parë garojnë në Krushevë dhe Butel, AKI me kandidatë

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) për herë të parë do të garojë me kandidatë të saj edhe në dy komunat Butel të Shkupit dhe në Krushevë.

Kjo u bë e ditur me shpalljen e kandidaturave të reja për në komunat e tjera: Suat Shaqiri në Çashkë, Ali Jaoski në Plasnicë, Isamedin Azizi në Butel, Xhemil Qamili në Dollnen, Alija Jaoski në Plasnicë dhe Abib Vexhiu në Krushevë.

Siç mësohet në Çashkë pritet fitorja e zgjedhjeve, pasi që humbja e tyre ndodhi për pak vota në vitin 2021.

Në Butel, ku pritet një rritje e dukshme e trupit votues shqiptar, gara shihet si një mundësi reale për surprizë, duke suprizuar VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në.

Dollneni aktualisht udhëhiqet nga një kryetar shqiptar i BDI-së, ndërsa në Pllasnicë menaxhimi është në kuadër të koalicionit me BDI-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu