Vërshimet në Belgjikë kanë tmerruar banorët e qyteteve Verviers, Pepister, Enzival, Eupen etj.
Në mesin e tyre ka edhe shumë shqiptarë të cilët në adresë të agjencisë së lajmeve INA ka dërguar fotografi dhe rrëfime për tmerrin nga vërshimet.
“Unë jam bllokuar në katin e dytë për disa ditë më radhë, sot kanë ardhur ekipet e shpëtimit për të më nxjerrë. Nga kati i dytë kam parë gjithë atë tmerr, vetura dhe gjësende tjera të cilët i lëvizte shiu poshtë e lartë”, thotë A.H për agjencinë e lajmeve INA.
Rrëfime të ngjashme tregojnë edhe banorët tjetër. Sipas tyre deri më tani në këtë rajon ka vdekur 4 persona, identiteti, i të cilëve akoma nuk dihet.
Edhe D.M, shqiptar nga Eupen thotë se shiu i furishëm ka ra pa ndalur për disa ditë më radhë. Ai gjithashtu thekson se Pendat po zbrazen nga frika se mund të shpërthejnë dhe të bëjnë katastrofë më të madhe. /INA/









