Shqiptari del nga burgu dhe zhduket në Francë, familja kërkon ndihmë

Një shqiptar nga Maqedonia është zhdukur pa gjurme që nga shkurti, pak pasi ishte liruar nga burgu “Fleury Merogy” i Parisit në Francë.

Familja ka dhene alarmin për ndihme, duke bërë me dije se Arlind Elezi i lindur me 19/09/1989 në Shkup, me gjatësi 1.75 cm, flokët ngjyrë të zezë,ngjyra e syve e kaftë, ka humbur kontaktet me familjen e ti nga dita e enjte 08.02.2018, raporton Zhurnal.mk

Sipas familjarëve të Arlindit është shumë e çuditëshme se si është e mundur që Arlindi të lirohet nga burgu dhe mos t’i njoftoje të afërmit e tij që është liruar. Lajmin se ai ka dale nga burgu familja e ka marre nga autoritetet franceze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu