“Shqiptari, govedo, nesposobni”, Lloga i shpall “luftë të hapur” kryetares së Gjykatës së Kumanovës

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga është mysafir në ClickPlus në TV21. Ai ka shprehur përkushtimin e tij që të reformojë Këshillin Gjyqësor.

“Ata nuk e kanë prishur gjumin. Ministrat apo kryetari i Këshillit Gjyqësor?. Të dyja bashkë…”, tha Lloga teksa foli për “lëshimet” e këtij Këshilli në zgjedhjen e gjykatësve.

Lloga është ndalur te kryetarja e Gjykatës së Kumanovës, që sipas tij, sipas raportit të Institutit të Sociologjisë nuk e ka kaluar testin e integritetin dhe sërish është zgjedhur kryetare e gjykatës.

Kjo gjykatëse ka dështuar në testin e integritetin dhe sërish është lejuar që të jetë kryetare e Gjykatës. Dje ka pasur test të tillë për kandidatët, dhe ata që nuk e kanë kaluar këtë test, janë eliminuar”, tha më tej Lloga.

Më tej ai ka deklaruar se kjo kryetare ka përdorur edhe tema denigrues ndaj shqiptarëve.

Shqiptari, govedo, nesposobni.. këtë e ka thënë kryetarja e Gjykatës në Kumanovë. Unë nuk do të jetoj që të përdorin terme të tilla ndaj shqiptarëve”, tha më tej Lloga.

Ministri bëri të ditur se me këtë rast ai i ka shpallur luftë të hapur kryetares së Gjykatës së Kumanovës dhe Këshillit Gjyqësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu