Shqiptari i papërmbajtshëm, momenti kur e nokauton ukrainasin

E shtuna ka qenë një mbrëmje e magjishme për boksierin shqiptar, Jurgen Uldedaj, i cili u rikthye në ring pas një mungese të gjatë për shkak të pandemisë, teksa mbrojti titullin kampion bote në peshat e rënda për të rinjtë në kategorinë, WBC.

Jurgen Uldedaj (14-0, 5 KO) mposhti ukrainasin Dmytro Serguta (7-2, 7 KO) në raundin e shtatë.

23-vjecari është pjesë e klubit Gjerman “SES Boxing”, dhe mban dy tituj botëror në dy Federatat më të rëndësishme të boksit profesionist WBO dhe WBC.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu