Shqiptari rekordmen, përjashtohet nga Italia për herë të 6-të sepse …

Një shqiptar 35-vjeçar është arrestuar në Itali pasi është kthyer atje pas pesë përzënieve nga shteti italian.

Hera e fundit ishte më 16 qershor të vitit të kaluar, kur nga Bolonja u dërgua direkt me avion në Tiranë.

Por, ashtu si në katër rastet e mëparshme, largimi i detyruar nga Italia nuk e pengoi të kthehej sërish atje, për t’u ndaluar nga karabinierët dje në mbrëmje, në Sant’Ilario d’Enza.

Shqiptari u arrestua pas dëmtimeve të shkaktuara në një bar dhe ofendimeve karshi pronarit.

Shqiptari, i njohur nga forcat e rendit për krime si grabitje e vjedhje, rezistencë kundër autoriteteve dhe drejtim makine pa patentë, u ndaluan nga karabinierët e njoftuar nga pronari i lokalit në qendër të qytetit, pas ofendimeve të 35-vjeçarit që ndërkohë kishte thyer disa gota dhe dëmtuar një distributor karamelesh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu