Shqiptarja Aida Birinxhiku, deputetja më e re në Parlamentin Suedez që po udhëheq socialdemokracinë suedeze

Shqiptarja Aida Birinxhiku, deputetja tashmë po dallohet si një prej zërave më të rëndësishëm të brezit të ri brenda Partisë Socialdemokrate në Suedi.

Në Kongresin e 42-të të kësaj partie, Aida drejtoi punimet me dinjitet dhe përkushtim, duke menaxhuar mbi 4000 mocione dhe 10 000 propozime, përcjell INA.

23-vjeçarja me rrënjë nga Kosova, është bërë deputetja më e re në Parlamentin suedez, duke përfaqësuar qarkun Halland për Partinë Socialdemokrate. E lindur në Suedi në vitin 1999 nga prindër që emigruan në vitin 1998, Aida ka ndjekur studimet në Universitetin e Lundit dhe ka një diplomë në drejtësi.

Përfshirja e saj në politikë filloi në vitin 2014 përmes organizatës rinore socialdemokrate në Halland, ku më vonë u bë edhe kryetare. Në vitin 2018, ajo u zgjodh në këshillin bashkiak të Falkenbergut . 

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2022, Aida u zgjodh deputete, duke u bërë shqiptarja e parë në Parlamentin suedez dhe më e reja në moshë në atë legjislaturë . Ajo është anëtare e Komisionit për Industrinë dhe Tregtinë dhe e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu