Një nënë shqiptarë ka pushtuar mediat italiane pasi ka shitur fëmijën e saj për 70 mijë euro.
Ajo ka rënë në sy pasi është martuar me një avokat homoseksual, duke nxitur kështu dyshimet.
Policia ka marrë në dorë çështjen dhe ka kryer një test ADN-je nga i cili ka dalë dhe e vërteta, se fëmija që mbante në bark shqiptar ishte në fakt e të dashurit të saj, po shqiptar.
Një tjetër lëvizje e dyshimtë ka qenë ajo e llogarive bankare. 70 mijë eurot janë derdhur në llogarinë e shqiptares nga llogaria e avokatit, çka e ka bërë rastin në fjalë akoma më shumë të thjeshtë për t’u zbuluar.
Pas këtyre provave dhe pranimit të krimit, shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg. /albeu.com/