Shqiptarja në pranga vetëm pse e rrahu me shkop djalin e saj 3 vjeçar

Vetëm 3-vjeç është djali i cili është rrahur nga nëna e tij me shkop druri. Rasti ka ndodhur në Rahovec.

Policia e Kosovës përmes raportit të sotëm, njofton se ajo e kishte goditur me shkop druri me ç’rast i ka shkaktuar lëndime në trup e fytyrë, transmeton Koha.net.

Fëmija ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, policia thotë se gruaja është dërguar në mbajtje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu