Shqiptaro-amerikania e parë në krye të një bashkie në SHBA flet për herë të parë për jetën dhe të arriturat e saj

Violeta Berisha, e cila së fundmi u betua si kyetare e bashkisë së qytezës Fairview, në shtetin e Nju Xhersit, duke u bërë e para shqiptaro-amerikane dhe gruaja e parë që mban këtë detyrë që nga themelimi i kësaj bashkie, thotë se nuk e kishte menduar kurrë se do të drejtonte një qytet. Familja e saj, me origjinë nga Puka, e la Shqipërinë, për t’i ikur komunizmit, në vitin 1951.

Vetë Violeta, lindi në Itali dhe familja e saj emigroi në Shtetet e Bashkuara mbi 50 vjet më parë, kur ajo ishte vetëm 3 muajsh.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo rrëfen se si çdo emigrant amerikan kishte ëndrra të mëdha dhe ngjitja e saj në detyrën e kryebashkiakes, dëshmon se mund të arrihet gjithçka.

Zonja Berisha, e cila do të drejtojë një bashki prej më shumë se 15 mijë banorësh, i tha koleges Klementina Cenkollari, se në Fairview, jeton një komunitet i vogël shqiptaro-amerikan, por zotohet të ndihmojë ata, si dhe shqiptarët që jetojnë në qytetet përreth. Ajo thotë se është krenare që është shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu