Shtatë viktima në radhët e ushtrisë izraelite gjatë operacionit në Khan Younis

Ushtria izraelite ka konfirmuar se shtatë ushtarë të saj, përfshirë një toger, u vranë të martën në jug të Gazës pas një sulmi të Brigadave të Kassamit, krahu i armatosur i Hamasit. Sulmi ndodhi në Khan Younis, ku një mjet shpërthyes u aktivizua brenda një automjeti të blinduar transportues trupe, shkruan InfoShqip.

Ushtarët e vrarë ishin pjesë e Batalionit 605 të Brigadës 188, që prej javësh operon në këtë zonë. Brigadat e Kassamit deklaruan se kryen një “pritë të komplikuar”, duke goditur edhe një tjetër automjet ushtarak pranë xhamisë Ali bin Abi Talib.

Pavarësisht përpjekjeve për shpëtim dhe ndërhyrjes ajrore izraelite, askush nuk mundi të nxirrej i gjallë nga mjeti i përfshirë nga flakët. Ushtria tha se incidenti është ende nën hetim.

Ngjarja vjen në një kohë kur Izraeli po intensifikon ofensivën për të rikthyer pengjet dhe për të çmontuar strukturën e Hamasit, pas një armëpushimi të përkohshëm me Iranin..InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu