Shtëpia e Bardhë: SHBA dhe Izraeli ndalojnë dronët mbi Gaza si pjesë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do të ndalojnë fluturimet me dron mbi Gaza për gjashtë orë çdo ditë si pjesë e marrëveshjes për të siguruar lirimin e 50 grave dhe fëmijëve pengje nga Gaza.

Kështu u shpreh për CNN Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jon Finer.

Ushtria amerikane aktualisht përdor dronë vëzhgimi mbi Gaza për të mbështetur Izraelin në përpjekjet e tij për të gjetur pengjet. Zyrtarët amerikanë kanë thënë më parë se inteligjenca amerikane që po mblidhet nuk përdoret për operacione vdekjeprurëse.

Armëpushimi si pjesë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve do të fillojë në orën 10 të mëngjesit nesër.

Ndërkohë, Izraeli pret nesër, pengjet e para që do të lirohen nga Hamasi nga Rripi i Gazës sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu