Hoyt Yee, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë për televizionin bullgar Bloomberg tha se tani është mundësia e vërtetë, Maqedonia dhe Greqia të gjejnë një zgjidhje për mosmarrëveshjen e gjatë për emrin, shkruan InfoShqip
Shtetet duhet të respektojnë sovranitetin e shteteve të tjera dhe nuk duhet të kërkojnë të ndryshojnë kufijtë.
“Maqedonia dhe Greqia kanë mundësinë për të arritur një marrëveshje mbi çështjen e emrit. Unë besoj se ka vullnet politik, si në Athinë dhe në Shkup, për të arritur një marrëveshje dhe për ta zgjidhur këtë çështje njëherë e përgjithmonë. Do të jetë e vështirë. Por nëse të dy vendet vazhdojnë të punojnë, siç kemi punuar deri tani, me ndërmjetësimin e Matthew Nimetz, ne besojmë se kjo është e mundur “, tha Hoyt Yi.
Ai tha se kompromisi mund të arrihet vetëm me vullnetin e fortë të udhëheqësve të të dy vendeve.
Hoyt Yi gjithashtu iu referua Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të cilën e ratifikuan Maqedonia dhe Bullgaria.
Ai mendon se ky është një hap pozitiv jo vetëm për të dy vendet, por edhe për të gjithë rajonin dhe vlerësoi angazhimin e udhëheqësve të të dy vendeve./InfoShqip.com










