Shtohen të infektuarit, shtohet dhe mortaliteti edhe tre jetë të humbura në Shqipëri

Janë shtuar të infektuarit, por janë shtuar dhe humbjet njerëzore në Shqipëri. Orët e fundit janë shënuar tre jetë të shuara, një 71-vjeçar nga Kuçova, një 61-vjeçar nga Tirana dhe një 43-vjeçar nga Kavaja.

Janë pra 6 raste vdekjesh gjithsej, ku pothuajse në të gjitha, bartësit e koronavirusit kanë patur sëmundje të tjera shoqëruese. Përjashtim bën 43-vjeçari në Kavaja, i cili ka qenë vetëm obez.

“Ministria e Shëndetësisë u shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerëve dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, tha dikasteri qendror i çështjeve të shëndetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu