Shtrenjtimi i energjisë elektrike, protesta në Shkup

Për të premten paralajmërohen protesta të reja në disa qytete të vendit kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Banorët e Çairit u bënë thirrje banorëve të vendbanimeve të tjera në Shkup të bashkohen në protestë dhe të marshojnë në shenjë revolte.

Protesta fillon në ora 18:00 te parku i Çairit, nga ku qytetarët do të nisen drejt Qeverisë. Protesta kanë paralajmëruar edhe Gostivari, Tetova dhe Kumanova. Kërkesat e dërguara nga qytetarët në protestën e parë janë tërheqja e menjëhershme e vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe ulja e çmimit të energjisë elektrike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu