Shtrenjtohen derivatet e naftës prej një deri 1,5 denarë për litër

Çmimi i derivateve të naftës prej sonte në mesnatë rritet për një deri 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,98 për qind.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinave EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 denarë për litër dhe do të arrijë 59,5 denarë. Benzina EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1), shtrenjtohen për një denarë për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-98 arrin 61,5 denarë, EURODIZEL (DE V) do të shitet për 51 denarë, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) 40 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,273 denarë për kilogram shtrenjtohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të kushtojë 24,886 denarë.

Si arsye për rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i potencojnë çmimet e rritura të rafinerive të benzinës për rreth 8,254 për qind dhe të dizelit për rreth 6,666 për qind në shtatë ditët e fundit, si dhe për 1,206 për qind kursi më i lartë i denarit në raport të dollarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu