Shtyhet seanca për rastin “Shuplakat në komunën Qendër”

Përsëri është shtyrë seanca për rastin Shuplakat në komunën Qendër njofton Infoshqip.

Të pranishëm në seancë ishin 3 të akuzuarit, ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri për transport Mile Janakievski dhe deputja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova.

Siç njofton InfoShqip, arsyeja e shtyrjes së seancës është mosparaqitja e njërit nga të akuzuarve, Dimçe Krstev, për të cilin prokurorja speciale, Fatime Fetai kërkoi të sillet me përcjellje policore në seancën e radhës.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova seancën e radhës e caktoi për më 20 Nëntor./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu